29,03,2024

Shefkiu godet hajnin dhe ia kthen pensionistit gjerman paratë e vjedhura

Must Read

Ai nuk mund ta dinte se një njeri po e ndiqte me vëmendje çdo lëvizje të tij. Ky ishte Shefki Berisha 52 vjeçar, i cili në momentin e duhur e godet hajnin dhe ia merr të hollat e vjedhur mbrapsht për t`ia kthyer pensionistit.

Në bankën postare në qendër të qytetit gjerman Mönchenhgladbach të mërkurën, një pensionist nxjerr nga sporteli një shumë katërshifrore parash, shkruan bilde.de.

Një i panjohur po provonte që me një trik të ulët t`i vidhte pensionistit sa më shumë para që të ishte e mundur, duke ia shpërqendruar vëmendjen: pasi i hedh keçap në pallto, i bërtet: “O zot, i tëri je mbuluar nga gjaku”. Pensionisti tmerrohet dhe e heq pallton, transmeton albinfo.ch. Në atë moment hajni godet dhe ia merr atij zarfin me para dhe ik me vrap nga banka.

Por ai nuk mund ta dinte se një njeri po e ndiqte me vëmendje çdo lëvizje të tij. Ky ishte Shefki Berisha, 52 vjeçar, i cili në momentin e duhur e godet hajnin dhe ia merr të hollat e vjedhur mbrapsht për t`ia kthyer pensionistit.

“Vetëm pas pak metrash unë e zura”, thotë Shefkiu. Ai ia merr zarfin me të holla dhe ia kthen pronarit, pensionistit mirënjohës. Vjedhësi e shfrytëzon këtë çast për të ikur.

“Burri i moshuar papritmas u zbeh shumë dhe më ra në krahë”, thotë shqiptari nga Kosova, i cili jeton prej 20 vitesh në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Dëshmitarët alarmojnë ndihmën e shpejtë. Autoambulanca që vjen me të shpejtë e bart pensionistin në spital, me dyshimin se mund të ketë pësuar infarkt. Berisha thotë: “Shpresoj t`i kalojë sa më shpejt”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img