25,04,2024

Shefi i Armëve të Kosovës akuzohet për shitje të armëve në tregun e zi

Must Read

Shefi për Armë në Ministrinë e Brendshme të Kosovës është duke u përballur me akuza se ka orkestruar një varg tenderësh të korruptuar për të blerë armë dhe plumba për Policinë e Kosovës, thuhet në një hulumtim të BIRN-it.

Sipas një aktakuze të lëshuar nga Misioni i Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, Kadrush Koliqi dhe katër persona tjerë akuzohen se kanë formuar një grup të krimit të organizuar që dyshohet se kanë kurdisur një seri të tenderëve për armë automatike, municion dhe pajisje të përgjimit.

Së bashku me Xhevahire Vatovcin, Drejtoreshë në Drejtorinë e Prokurimit në Policinë e Kosovës, dhe Ragip Bunjakun, udhëheqës i administratës së policisë, Koliqi akuzohet për marrje të ryshfetit në para të gatshme nga dy biznesmenë – Astrit Pira dhe Armend Selimi – për të derdhur rreth 3,1 milionë euro nga buxheti i policisë në gjashtë kompanitë që kontrolloheshin nga dy personat e lartpërmendur, thuhet në këtë hulumtim nga BIRN .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img