Ferizaj

Sfarqa: Dega e LDK-së e gatshme për procesin e zgjedhjeve të brendshme


Publikuar më:


Sa më shumë që po afrohet fillimi i procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), edhe degët e këtij subjekti kanë nisë më përgatitjet.

Në vazhdën e kësa,j mësohet se edhe dega e Ferizajt është përgatitur për ta nisë këtë proces.

I pari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, gjatë një bisede ka bërë të ditur se dega që ai drejton është e përgatitur që të fillon me procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Madje ka shtuar se kjo vije si rezultat i vendimit të kryesisë qendrore të LDK-së dhe aprovimit të platformës zgjedhore nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK_së.
“Unë jam shumë i sigurt që LDK-ja nga ky proces do të del shumë më e fortë,unike dhe me kuadrot të cilat do të jenë të përgatitura që të marrin përsipër barrën e avancimit të LDK-së me synimin e vetëm që ta merr pushtetin në zgjedhjet nacionale, paraprakisht kurdo që ato të mbahen. Ndonëse interesimi ynë është që të mbahen sa më shpejt që është e mundur dhe atë jo për interesin e LDK-së por për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Sfarqa.
Për më tepër bëhet e ditur se ky subjekt është i hapur për kuadro të reja. Kryetari i degës, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në LDK asnjëherë nuk ka bërë politika përjashtuese, përkundrazi sipas tij LDK gjithmonë ka qenë e hapur për prurje të reja.
“Jemi të hapur për njerëzit që kanë kredibilitet moral dhe politik, për njerëz që kanë krijuar apo janë përpjekur për të krijuar identitetin politik dhe të cilët e shohin LDK-në si mundësi për realizimin e synimeve të tyre në aspektin e përfaqësimit si kuadro,sepse ne vetëm duke krijuar kuadro konkurruese mund të jemi konkurrent në tregun politik në Kosovë dhe përmes tyre do të rritet besueshmëria e qytetarëve edhe ndaj LDK-së dhe individëve” ka shtuar Sfarqa.
Kryetari i degës së LDK-së ,Muharrem Sfarqa, ka potencuar se sipas Statutit të partisë, kandidaturat për ta udhëhequr degën paraqiten në Kuvend.

Ai ka lënë që të kuptohet se do të jetë kandidat për ta udhëhequr këtë subjekt edhe për një mandat, por nuk i ka përjashtuar edhe kandidaturat tjera.
”LDK-ja është e hapur, njerëzit,si rezultat i zhvillimit të demokracisë dhe mundësisë që kanë krijuar mediet dhe rrjetet sociale po i shprehin ambiciet e tyre, gjë që është normale” ka nënvizuar Sfarqa.
Nga këto zgjedhje në këtë subjekt pritet të dalin strukturat e reja të partisë.

Kreu i degës Sfarqa, beson se pas këtyre zgjedhjeve do të ketë ndryshime kualitative si në kryesi e po ashtu edhe në forumet tjera.

To Top