04,05,2024

Policia po heton rastet e zjarrvënies në regjionin e Ferizajt

Must Read

Bazuar në përvojat e mëparshme por edhe në rrethanat aktuale, si pasojë e pakujdesisë të faktorit njeri, ditëve të fundit kemi shumë raste të zjarreve në zonën e përgejgjësisë së DRP Ferizaj.

Për këtë qëllim, është në vazhdë angazhimi policor i cili ka për qëllim parandalimin, respektivisht shtimin e masave të sigurisë si masë preventive nga rreziku- zjarret.
Siç e dijmë edhe nga vitet e kaluara, pasojat nga zjarret janë të shumfishta, si dëmtimi i pyjeve dhe shkatrrimi apo djegja e pasurive të ndryshme.
Janë këto vetëm disa nga arsyet që kanë shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë këtë veprim, me qëllim parandalimi të përhapjes së zjarreve. Mendojmë se ky angazhim do të ndikojë pozitivisht në opinion (qytetarë) për të zvogëluar apo eliminuar rrezikun nga zjarret – të vëna qëllimshëm apo nga pakujdesia.
Prandaj , apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos t’i ndezin barnishtat me rastin e pastrimit të fushave si dhe të kenë parasysh shuarjen e zjarreve para largimit nga vend pikniqet.
Natyrisht, lidhur me këtë problematikë , policia tashmë është duke punuar në këtë drejtim duke i hetuar këto raste të cilat janë të sanksionura edhe me ligj.

Ndaj personave, për të cilët dokumentohet ky veprim i paligjshëm do të ndërmirren të gjitha masat e parapara ligjore.
Lidhur me të gjitha këto, është e domosdoshme ndihma dhe bashkëpunimi, së pari i vet qytetarëvë, institucioneve relevante, pastaj mediave e OJQ-ve të ndryshme, si dhe të përfaqësuesve të fshatrave etj, thuhet në komunikatën lëshuar nga Zyra Rajonale e Policisë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img