Lajme

Sërish gaz lotsjellës në Gjevgjeli


Publikuar më:


komunikacion

Policia maqedonase ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë një grup të migrantëve që po protestonin në anën greke të kufirit me Maqedoninë.

Raportet thonë se një përleshje e vogël ndodhi kur rreth 50 migrantë iu afruan sot gardhit me tela, në shenjë proteste.

E gjithë kjo situatë mori fund kur policia greke ndërhyri, duke i larguar migrantët nga gardhi, thonë raportet e mediave.

Incidienti ndodhi në kohën kur presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe homologët e tij kroat dhe slloven, po e vizitonin qendrën e pranimit të refugjatëve në Gjevgjeli, vetëm disa metra më larg vendit ku ndodheshin migrantët.

Qindra migrantë u lënduan më 10 prill gjatë përleshjeve me policinë maqedonase, e cila kishte hedhur gaz lotsjellës dhe topa gome, pasi një grup i migrantëve u përpoq ta kalonte kufirin.

Comments
To Top