24,04,2024

MKRS-ja investon 350 mijë euro për renovimin e stadiumit në Deçan

Must Read

shalaselmanaj-deqan-1

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Deçanit kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, nëpërmjet të cilit ministria investon 350 mijë euro për renovimin e Stadiumit të qytetit të Deçanit.

Sipas një komunikate për media të MKRS-së, me këtë memorandum ndihmohet infrastruktura e sportit të Deçanit, dhe njëkohësisht krijohen parakushte për avancimin e mëtejmë të këtij sporti në Kosovë.

Ministri i këtij dikasteri Kujtim Shala, citohet të ketë thënë se ky investim është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë kur futbolli i Kosovës është para fazës finale të ndërkombëtarizimit.

Ministri Shala ka bërë të ditur se MKRS-ja po punon në disa drejtime për avancimin e sportit të Kosovës: në infrastrukturë, në legjislacion dhe në krijimin e lehtësirave financiare për funksionim sa më të pavarur të sportit të Kosovës.

Në komunikate thuhet se kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka qenë mirënjohës për investimin dhe ka thënë se me këtë investim kapital për futbollin e Deçanit, krijohen kushte të volitshme dhe moderne për zhvillimin e futbollit në k të vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img