25,04,2024

Serbia i dërgon notë proteste Kroacisë

Must Read

beogradi-10-milion-euml-euro-p-euml-r-asociacionin-e-komunave-serbe_hd

Ministria e Jashtme e Serbisë ka dorëzuar një notë proteste te ambasadori kroat në Beograd lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm kroat, Miro Kovaq, të cilat nga ana serbe janë konsideruar si sulme të pandershme.
Ministri i jashtëm kroat ka akuzuar Serbinë se është shteti i origjinës ku janë bërë planet e luftërave gjatë viteve të ’90-ta, transmeton KosovaPress. Sipas ministrisë serbe, është e pandershme që aplikimi i disa ligjeve në Serbi të përshkruhet publikisht nga zyrtarët kroatë si “shtrembërim historik”.

Frenimi i Kroacisë nga këto vlerësime do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor në të ardhmen, ka konsideruar ministria.

LEXO EDHE
Shumica e serbëve janë pajisur me letërnjoftimet e Kosovës, thotë Edita Tahiri
“Ministria e Jashtme e Serbisë shfrytëzon këtë rast që të theksojë se incidentet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes janë duke ndodhur thuajse çdo ditë në Republikën e Kroacisë, duke bërë që pjesëtarët e komunitetit serb atje të ndihen të kërcënuar”, thuhet në reagimin e Serbisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img