26,04,2024

Selmanaj: Koalicioni PDK- LDK nuk mund t’i bëjë dy vjet bashkë!

Must Read

driton-selmanaj-n-euml-karvanin-e-ldk-s-euml-n-euml-prizren-foto_hd-780x439

“Po ndegjoj shume zana qe po me thone ja ke qellu, e une them se politikes kosovare s’asht veshtire me ja qellue.

Per te trija partite AAK, Nisma dhe VV, tue u bazue ne ideologjine e historine e tyne e kam dite qe nuk ka me zgjate”, tha analisti Driton Selmanaj ne Rrokum Roll.

E qe partite opozitare luftuen per pozita, per pushtet, Selmanaj tha se ky asht mesazhi ma i keq qe kane mund me dhane partite opozitare.

Selmanaj tha se tue pase mungese te argumenteve per problemet konkrete, u publikuen temat e medha qe zgjuen buje te popullata si nacionalizmi, territori i vendit, armiku mbrenda e armiku jashte.

Selmanaj ne vazhdim vleresoi se me Demarkacionin me Malin e Zi nuk kemi pa demarkim te ri, por veç jane shenue ato vija kufitare qe kane qene.

“E kam pa nji loje te Levizjes Vetevendosje per me shfrytezue AAK’n dhe Nismen per me i arrite qellimet e saj, per kapitalizim ne vota dhe mase. Une mendoj se u shfrytezue shume fuqia e zotni Haradinajt e ma pak te Nismas”, tha ai tue i kujtue deklaratat e VV’s per Ramush Haradinajn qe e quenin haragji.

Dhunen, gazin lotesjelles, sulmi ndaj veturave e institucioneve, Selmanaj i vleresoi si menyra te reagimit te Vetevendosjes.

“AAK e Nisma jane nji bashkim i natyrshem se jane nji brum. Mu duk si nji koalicion i parakoshem, asht dashte njihere me ba nji marreveshje bashkepunimi”, tha Selmanaj per koalicionin AAK e Nisma.

Per koalicionin PDK-LDK, Selmanaj nder tjera tha se kane dallime shume te medha mes veti saqe duket se jane dy Qeveri ne vend, ajo e Mustafes dhe e Thaçit.

Ndersa per zgjedhjet e parakohshme Selmanaj tha se nuk i sheh kete vit.

https://youtu.be/usJkK2Hm8WI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img