25,04,2024

Selimi ua ndalon hyrjen ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë (DOKUMENT)

Must Read

petritiselimi-830x467

Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ua ka ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë.

Klan Kosova ka siguaruar dokumentin të cilin e ka nënshkruar ministri Selimi ku citohen raportet e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Helsinki Watch, dhe organizatave të tjera që kanë konstatuar se në Serbi ka probleme të theksuara dhe pengesa shtetërore në ndjekjen e kriminelëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Në këtë vendim që është nënshkruar me datën 20.04.2016, thuhet se dokumenti hyn në fuqi ditën e nënshkrimit, njofton Klan Kosova.

download-2-2

Ministria e Punëve të Jashtme më herët ka bërë një ndalesë edhe për zyrtarin serb, Marko Djuriq derisa Klan Kosova ka arritur të sigurojë edhe këtë dokument.

Por pavarësisht kësaj ndalese, Gjuriq hyri në Kosovë me datën 21 prill ku bëri fushatë paraelektorale në Shtërpcë.

Pos drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, autoritetet kosovare i patën ndaluar hyrjen dhe shpallën persona “non-grata” të akuzuarin për krime lufte Vojsllav Sheshel dhe gjeneralin pë krime lufte, Lubisha Dikoviq.

download-1-4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img