17,06,2024

Rikthehet i ftohti gjatë javës së ardhshme

Must Read

777127494-1399464237

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë pesë ditëve të ardhshme të javës parashihet te mbajë mot i ndryshueshem, me reshje shiu, vranësira të dendura dhe intervale me diell.

“Dita e hënë parashihet të jetë me temperatura të ulëta pasiqë do te jemi nën ndikimin e masave te ajrit me presion te ulët atmosferik, ku gjatë natës reshjet e shiut kanë mundësi të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore kryesisht në viset malore”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

Nga dita e martë pritet të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit, por temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, e në vise malore do të regjistrohen edhe ngrica të lehta.

Ngritje të lehta të maksimaleve priten edhe ditëve në vijim ku merkuri në termometër pritet të shënojë vlera deri 20 gradë Celsius, ku më tej diten e premte pritet të ketë depërtim të masave të lagështa të ajrit dhe kështu do të krijohen kushte për reshje të dobëta shiu.

Do te fryjë erë nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtesi deri 11m/s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës

Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img