Lajme

SBAShK-komunave: Doni zgjidhje me dialog apo greva


Publikuar më:


auto_sbashk-foto-xhemail-sllovinja-3_96211427985372

​SBAShK-u ka kërkuar edhe një herë nga komunat që të planifikojnë ndarjen e mjeteve për 70 për qind të shumës së biletave të udhëtimit dhe për 3 paga, për ndryshe ka paralajmëruar se do të ua prishin gjumin me greva.

SBASHK nëpërmjet një komunikate tha thënë se qeveritë lokale nuk ndalen së kërkuari bartje të kompetencave në arsim, por që nga prilli i vitit të kaluar, edhe pas kërkesave të vazhdueshme të përfaqësuesve të SBASHK-ut në komunat e Kosovës, janë paraqitur të fjetur.

Ata kërkesave të vazhdueshme të SBASHK-ut për realizimin e çështjes së udhëtimit dhe të 3 pagave u janë përgjigjur si të përgjumur se nuk kanë mjete.

“E si mund të kenë mjete kur nuk kanë bërë planifikime buxhetore. SBASHK-u e preferon dialogun për zgjidhjen e çështjeve dhe kërkesave dhe këtë mundësi do ia ofrojë qeverive lokale. Ata duhet të ulen në biseda serioze me përfaqësuesit e SBASHK-ut në komunat e tyre dhe me përfaqësues nga qendra dhe duhet gjetur zgjidhje. Nuk dimë pse nuk turpërohen këtë njerëz të qeverive lokale nga mësimdhënësit e tyre që punuan 40 e më shumë vite dhe u munduan t’i edukojnë e arsimojnë drejtë fëmijët e komunave të tyre. Të parët e qyteteve të Kosovës para se të uleshin në kolltukë premtuan e premtuan mrekulli edhe për arsimin.Ata duhet ta ftojnë çdo punëtor të arsimit në zyrat e tyre dhe ta falënderojnë për punënnëpër vite e dekada. Ta falënderojnë për qëndresën e madhe në mbrojtje të arsimit shqip në vitet 90-99 dhe në merr të respektit për gjithë këtë përkushtim t’ia japin vendimin për 3 paga. Kjo nuk po ndodh dhe SBASHK-u pasi ka shënuar arritje të dukshme në dialogun me institucionet qendrore të Kosovës tani tehun e angazhimit do ta orientojë drejt komunave. SBASHK-u do të provojë me dialog, por nëse pushtetarët lokalë hezitojnë, atëherë me veprime konkrete sindikale do t’ua prishim gjumin. Qeveritë lokale në qershor do të bëjnë rishikimin buxhetit të tyre dhe nëse nuk i duan grevat atëherë duhet të merre vesh me SBASHK-un dhe të planifikojnë e ndajnë mjete për 70 % të shumës së biletave të udhëtimit dhe për 3 paga”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se SBASHK-u edhe një herë dhe publikisht po tregon se është për dialog dhe u mbetet qeverive lokale të zgjedhin dialogun apo grevat.

Comments
To Top