25,04,2024

Rrustem Berisha: KEDS-i ose të sigurojë rrymë ose të rishikohet kontrata e shitjes

Must Read
Rrustem Berisha

Berisha thotë se si deputet i Kuvendit të Kosovës, e anëtarë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, i përkrahur edhe nga deputetët tjerë dhe nga kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka kërkuar nga ZRRE që në kohën sa më të shpejtë të jepen sqarimet e nevojshme, pse jemi në ketë “terr energjetik” dhe poashtu pse nuk po e respekton vendimin e tyre, KEDS-i.

Lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi për moszbatimin e vendimit të ZRRE-së nga KEDS-i që mos të ketë më ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit.

Përfundimisht sot, KEDS-i ka reaguar për këtë vendim dhe nuk ka planifikuar ndërprerje të rrymës për shkak të mirëmbajtjes, por vetëm për shkak të disa ndërhyrje të domosdoshme.

Reagimi i plotë i deputetit Berisha:

Kosova në gjendje kaotike energjetike

Edhe pas më shumë se 17 viteve nga lufta në Kosovë, e pas milionave euro investime, e pas privatizimit, e pas lirimit nga fiskalizimi (në mënyrë të habitshme nga qeveria) e pas shumë premtimeve për 24 orë me energji elektrike, e përkundër rritjes prej 40 përqind të çmimit në faturim për qytetarët, e importit me çmim marramendës prej mbi, 0.50 euro për megavat/orë (për dallim nga kompanitë private që e bëjnë importin brenda Kosovës nën 40 euro për megavat/orë), në ketë kohë të dimrit, ku temperaturat janë të ulëta, e ku rryma është mese e nevojshme për t’u ngrohur Shkollat, Spitalet, Çerdhet, shtëpitë private, e për të funksionuar jeta normalisht, KEDS-i në mënyrë krejt jo-normale bënë ndërprerje e energjisë me orë të tëra në gjysmën e Kosovës.

Kjo edhe përkundër vendimit të ZRRE-së të para disa ditëve, ku e ndalon përkohësisht ndërhyrjen në mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të vetmin qellim që të mos shkaktohen ndërprerje të rrymës në këtë kohë.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, e anëtarë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, i përkrahur edhe nga deputetët tjerë dhe nga kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, kam kërkuar nga ZRRE që në kohën sa më të shpejtë të jepen sqarimet e nevojshme, pse jemi në ketë “terr energjetik” dhe poashtu pse nuk po e respekton vendimin e tyre, KEDS-i?!

Pra, siç e thash edhe me lartë, është privatizuar nga qeveria, me çmim jo të arsyeshëm, nën arsyetimin se do të kemi 24 orë energji elektrike, po e “plaçkitin” qytetarin përmes çmimit enorm të faturimit, jemi vendi që marrim vetëm ndotje duke prodhuar rrymë, e eksportojmë atë me çmim qesharak, ndërsa qytetarët e blejnë atë me çmimin me të lartë në Evropë.

Kjo është e papranueshme dhe i bëjë thirrje qeverisë, të ndërhyjë sa ma parë që kjo situatë të mos vazhdojë edhe me tej kështu, ose në të kundërtën ta rishikojë kontratën me kompaninë që e ka privatizuar një pjesë të KEK-ut, e sot poashtu jemi dëshmitarë të largimeve të  dhjetëra punëtorëve nga puna, duke i lënë dhjetëra familje pa të ardhura.

Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë, apo ndoshta nuk mundën se janë edhe vet të përfshirë në ketë keqmenaxhim të situatës në të cilën kemi ardhur si pasojë e privatizimit të dobët të aseteve të rëndësishme të Kosovës?!

Lexoni edhe:

KEDS-i më në fund i bindet trysnisë mediale dhe ZRRE-së, nuk planifikon ndërprerjen e rrymës

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img