27,02,2024

Ahmeti: Serbisë po i dhemb shumë Unioni i Bashkive Shqiptare

Must Read

Mirëpo, vetë reagimin e tij i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ishte njëri prej nënshkruesve të këtij memorandumi e sheh si të atillë që e dëshmon të kundërtën e asaj çka Vuçiq deklaroi.

“Reagimet që erdhën nga Kuvendi, Presidenti dhe Kryeministri i Serbisë dëshmojnë se kjo nuk është ‘lojë fëmijësh’, por është platformë serioze e zhvillimit të hapësirës shqiptare në rajon”, tha Ahmeti për gazetametro.net

Për Ahmetin këto reagime janë të shfrenuara, por edhe të pakuptueshme.

“Nuk e kuptoj aspak reagimin e shfrenuar të autoriteteve në Serbi karshi një diskutimi e bashkëpunimi të sinqertë ndërshqiptar. Ne për synim kemi rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të komunave shqiptare në regjion dhe kjo nismë nuk duhet t’i pengojë askujt. Në qoftë se dikujt i pengon mirëqenia e shqiptarëve dhe zhvillimi jonë, atëherë është problem i tyre e jo i komunave tona”, theksoi kryetari i Prishtinës.

Ahmeti ka treguar më shumë edhe se çka paraqet ky bashkëpunim.

“Në fundjavën para Ditës së Flamurit, mbajtëm takimin e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare, ku vendosëm që të krijojmë një platformë bashkëpunimi që do t’iu lejojë bashkive tona të intensifikojnë shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit”, tha Ahmeti.

E po ashtu tregoi edhe se si do funksionojë ky bashkëpunim në fushat e planifikuara.

“Ne do të ngremë një Grup të Përhershëm Koordinator që ka për detyrë të ndërmjetësojë në mënyrë të pandërprerë komunikimin dhe bashkëpunimin konkret mes bashkive tona për të gjitha fushat e parashikuara në memorandumin apo çdo fushë tjetër me interes. E brenda këtij Unioni, do të shtohen edhe bashkitë edhe temat”, tha tutje kryetari i Prishtinës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img