18,04,2024

Rritet numri i ekzaminimeve me mamograf

Must Read

Gratë asambleiste të Kuvendit të Ferizajt kanë vizituar repartin e mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të ndjekur për së afërmi punën që bëhet në këtë repart. Gjatë kësaj vizite asambleistet ferizajase thanë se është shqetësues numri i madh i grave që trokasin në dyert e këtij reparti .

‘’Sot ne kemi ardhur ta vizitojmë ecurinë e aparatit të mamografisë dhe qëllimi i dytë është të fillojmë me hapjen e laboratorit të Papa Testit, që është i kërkuar në komunën tonë nga ana e grave. Nga përfaqësues të këtij reparti dëgjuam se është shqetësues numri shumë i madh i grave që vinë për të bërë mamografin dhe sot kemi ardhur që t’u bëjmë thirrje të gjitha grave, nënave, që kanë ndonjë simptomë të sëmundjes të vinë këtu, se dikur bëhet vonë një kontroll shpëton jetë.

Iu bëjmë thirrje dhe një herë të gjitha grave që të vinë pasi që qyteti i Ferizajt, është bërë me aparat të mamografisë dhe kanë ku të drejtohen’’, tha kryetarja e Grupit të Grave, Mimoza Sojeva-Pajaziti.

Ndërsa, radiologia Nebahate Avdiu, u shpreh mirënjohëse për vizitën e  asambleisteve në këtë repart, dhe njëkohësisht, u bëri thirrje të gjitha grave që vërejnë ndonjë simptomë  të paraqiten menjëherë në këtë institucion.

‘’Me vjen mirë për interesimin e grave deputete, për shqetësimet e grave, që janë të interesuara për prurjen e mamografit mobil në vendet rurale në komunën tonë që do ta kryenin një punë shumë të mirë. Njëherit shfrytëzoj rastin t’i ftoj gratë që kanë shqetësime me gji të paraqiten pranë institucionit tonë për kontroll specialistike dhe ne ta caktojmë diagnozën dhe ekzaminimet që duhet të kryhen’’, tha radiologia Avdiu.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti afër 400 gra janë ekzaminuar me mamograf.

Aparati i mamografisë që shërben për të identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit është vënë në funksion një vit më parë. / Televizioni Tema /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img