26,04,2024

Rreth 6 kilometra rrugë u asfaltuan në Nerodime të Epërme

Must Read

Në këto ditë të ngrohta është bërë edhe asfaltimi i 12 rrugicave në fshatit Nerodime e Epërme, me një gjatësi rreth 6 kilometra. Për të parë nga afër punimet në këto rrugë doli edhe Kryetari i Komunës së Ferizaj së bashku me drejtorin e infrastrukturës Arbër Bytyqin dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.

Më këtë rast drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se ne fshatin Neredime e Epërme, po asfaltohen pothuajse të gjitha rrugët dhe në këtë mënyrë po mundohen që banorëve të këtyre lokaliteteve t’ju ofrojnë kushte sa më të mira për jetë.

“Jemi në fshatin Neredime e Eperme , ku sot po bëhet asfaltimi i rrugicave të këtij fshati, është projekt që e kemi filluar gjatë vitit të kaluar, ndërkaq sivjet po synojmë që ta përfundojmë të tërin. Behet fjalë për një projekt në vlerë rreth 370 mijë euro, ku do të asfaltohen 12 rrugica të këtij fshati, është një projekt i cili po përmirëson infrastrukturën e këtij fshati i cili është ka enë fshat i harrura nga qeverisjet e kaluara”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Ndërkaq Naser Osmani, banorë i fshatit Neredime e Epërme ka falënderuar Komunë e Ferizajt, për asfaltimin e rrugëve të këtij fshati.

U tha se ditëve në vazhdim do të ketë edhe asfaltim të rrugëve të tjera si ne qytete, poashtu edhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt.

Pritet që ditëve të ardhshme të ketë edhe asfaltime të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img