Lajme

Rreth 150 biznese çdo muaj kalojnë në IPKO


Publikuar më:


1-223-650x358

Në konferencën e fundit për media që ka mbajtur IPKO është thënë se rritja e kompanisë në telefoninë mobile ka qenë e madhe, sidomos në pesë vitet e fundit.

Gjatë vitit të kaluar, IPKO ka thënë se në mesatare, mbi 140 klientë të biznesit kanë kaluar në rrjetin e saj mobil.

Përveç prezantimit të rezultateve financiare të vitit 2015, IPKO ka prezantuar edhe disa statistika interesante për biznesit e saj gjatë vitit të kaluar, si dhe për trendet e telekomunikimeve nga të cilat është ndikuar edhe Kosova.

IPKO ka thënë se prej vitit 2011 e deri në fund të vitit të kaluar, rrjeti mobil IPKO ka dyfishuar numrin e përdoruesve të saj mobil, përkatësisht ka arritur që për këtë periudhë të kalojë nga 330 mijë përdorues mobil në rreth 620 mijë përdorues aktivë.

Ngjashëm ka bërë edhe në segmentin fiks, ku në 2011 kompania ka pasur rreth 60 mijë familje të cilat i ka shërbyer me internet dhe TV digjital, ndërsa tani ka thënë se numri i familjeve kosovare që i shërben me këto dy produkte të saj është 120 mijë.

Megjithatë, trendi më mbresëlënës i kompanisë IPKO gjatë vitit 2015 ka ndodhur në segmentin e bizneseve, ku rritja ka shkuar deri në 80 për qind e numrit të ri të përdoruesve mobil që janë pjesë e bizneseve në Kosovë, ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë kohore është raportuar se rritja në shërbimet e internetit për biznese ka arritur në mesataren prej 15 për qind.

Në fund është thënë se numri i familjeve të reja kosovare që kanë kaluar në shërbimet e internetit të IPKO-së për vitin 2015 ka arritur mesataren prej 10 për qind.

Në këtë ngjarje, IPKO e ka prezantuar edhe fushatën e re të imazhit të kompanisë, e cila është cilësuar si njëra ndër reklamat më të mira të bëra nga bizneset vendore ndonjëherë.

 

Comments
To Top