03,05,2024

Rregullohet rruga “Halil Alidema” në qendër të Ferizajt

Must Read

Komuna e Ferizajt ka filluar sot punimet për rregullimin e kanalizimit dhe të shtruarjes me kubëza në rrugën “Halil Alidema” në qendër të Ferizajt.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast ka thënë se po punohet në vazhdimësi që kushtet infrastrukturore të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e Ferizajt.

“Sot jemi në rrugën “Halil Alidema” e cila po fillon të rregullohet me gjithë infrastrukturën nëntokësore që nënkupton kanalizimin dhe shtruarjen e një pjese me kubëza. Kështu do të krijohet një pamje më e mirë për vet qytetin, por do të zgjidhet edhe problemi i ujërave të zeza. Natyrisht që është një projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje i cili ka një gjatësi prej 400 metrash, ndërkaq gjerësia do të jetë sipas kufijëve ekzistues të rrugës. Këtu ka qenë një pjesë edhe më herët e shtruar me kubëza ndërsa kubëzat e hequra nga qendra e qytetit unë e kam marr një vendim që të ruhen edhe si vlerë edhe si gjurmë simbolike kah kanë shkelur qytetarët e komunës së Ferizajt për një kohë të gjatë dhe të vendosen këtu . Ndërkaq pjesa tjetër do të shtrohet me kubëza të reja” ka thënë me këtë rast kryetari Svarqa.

Banorët e kësaj pjese e kanë mirëpritur investimin e komunës për të rregulluar rrugën ,e veçanërisht sanimin e kanalizimit për të cilin thanë se kanë qenë në vështirsi.

Projekti i rregullimit të rrugës “Halil Alidema” i ka kushtuar komunës së Ferizajt mbi 30 mijë euro.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img