29,03,2024

Rrëfimet e prindërve që i’u zhdukën fëmijët gjatë luftës së Kosovës (VIDEO)

Must Read

Untitled1-9

Klan Kosova ju sjell rrëfimet e prindërve që kanë fëmijët e zhdukur tash e 17 vjet pas luftës së Kosovës.

Ferdane Qerkezi nga Gjakova mbeti e vetme, pasi që forcat serbe në mars të 99-ës i’a morën burrin dhe katër djemtë.

Që nga ajo kohë, për këtë grua jeta ishte e vështirë por ajo thotë se asnjëherë nuk i heq nga mendja djemtë e burrin.

Qerkezi tha se eshtrat e dy djemve i gjeti, ndërsa pret edhe për tre anëtarët e tjerë të zhdukur.

Tani ajo ka vendosur që shtëpinë e saj ta bëjë muze derisa në të i ka të ekspozuara gjërat e familjarëve të saj.

E gjendur në shtëpi e vetmuar, thotë se gjithnjë mendon se mos po i vijnë djemtë e burri.

Fatin e njëjtë me Qerkezin, e ka edhe Ajshe Shehu nga Krusha e vogël.

Edhe për nënën Ajshe, dhimbja është e madhe e cila shpeshherë beson se ata mund t’i kthehen të gjallë.

Por, realitetin e dinë, ani pse e ka rëndë për ta pranuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=meGHaLj-b_Q?feature=oembed]

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img