19,04,2024

Rrahman Jakupi zgjidhet kryetar i PDK-së në Shtime

Must Read

Rrahman Jakupi, me shumicë të votave është zgjedhur kryetar i degës në Shtime, të Partisë Demokratike të Kosovës.

Jakupi aktualisht është edhe nënkryetar i komunës së Shtimes. Jakupi në fjalimin e tij para delegatëve në Kuvendin Zgjedhor ka thënë se si një bashkëqytetar nga Shtimja i njeh mirë hallet dhe shqetësimet që kanë si shoqëri, e jo si një politikan që kërkon besim për të përmbushur qëllimet që ka dhe për të ikur.

Ai ka shatuar se nuk do të ketë ndryshim të partisë pasi që ndryshimi në këtë parti do të thotë humbje, sepse gjithmonë kanë fituar dhe ndryshimin e vërtetë e bën gjeneratat e arta të këtij qyteti.

Sipas tij, PDK-ja në këtë qytet në asnjë moment nuk do të humbas ashtu siç ka ndodhur që nga paslufta./ Agim Ademi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img