28,03,2024

Roth: BE-ja s’është e plotë pa Kosovën, dhuna në Kuvend e papranueshme

Must Read

roth-690x380

Ministri Gjerman i Shtetit për Europë, Michael Roth, në një konferencë për medie, pas takimit me ministrin për Integrime Europiane të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Kosovën, ndërsa ka përshëndetur punën e ekzekutivit në drejtim të përmbushjes së kritereve të parashturara.

“Jam i lumtur të uroj Kosovën për hyrjen në fuqi të MSA-së para tri javësh, që është hap madhor drejt perspektivës europiane të vendit tuaj. Po ashtu është shenjë e qartë për angazhimin e BE-së në Kosovë”.

“Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë pa Kosovën. Pjesëmarrja e Kosovës e barabartë me fqinjët në nisma rajonale tregon qartë për interesimin tonë për këtë gjë”.

“Ne do të qëndrojmë me ju kur punoni dhe e afroni vendin tuaj kah BE-ja. E dimë që me padurim e pritni liberalizimin e vizave dhe ndjenjën e izolimit, sidomos për të rinjtë”.

“Qeveria e Kosovës ka arritur rezultate mbresëlënëse në drejtim të liberalizimit të vizave”.

Ai është shprehur i shqetësuar me dhunën e përdour në Kuvendin e Kosovës dhe inaugurimin e presidentit të vendit, ndërsa ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për shtetin, njofton Klan Kosova.

“Jemi të brengosur me përdorimin e gazit lotsjellës në procesin e inaugurimit të presidentit të Kosovë. Dhuna nuk ka vend kur presidenti është i zgjedhur në mënyrë demokratike, por as në Kuvendin e Kosovës”.

“Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën, si mike dhe parntere”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Roth ka thënë se janë duke pritur një raport tjetër, por që gjërat janë duke ecur në drejtimin e duhur.

“Gjermania, si Franca, mbështet sistemin pa viza dhe jemi të vetëdijshëm rreth pritjeve të qytetarëve të Kosovës. Ne jemi duke pritur një raport tjetër dhe duhet ta dini që ambienti për vendime të tilla është shumë sfidues. Gjërat janë duke ecur në drejtimin e duhur”.

“Por duhet ta dini që deri në shtator të vitit të kaluar, 43 për qind e migrantëve në Gjermani kanë qenë nga Ballkani Perëndimor. Vetëm falë bashkëpunimit me qeveritë e vendve, kemi arritur që këtë shifër ta zvogëlojmë shumë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img