26,04,2024

Ronaldo – Manchester United, këtë nuk e keni pritur

Must Read

Ronaldo-663121

Manchester United e ka refuzuar rikthimin e Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat britanike, Manchester United ka hedhur poshtë mundësinë e ribljeres së yllit të Real Madridit.

Mësohet se klubi nga ‘Old Trafford’ nuk është i interesuar të paguajë shumën e kërkuar për 31-vjeçarin, për më tepër portugezi pritet që të marrë një zgjatje të kontratës te Reali.

‘Don Balon’ raporton se Unitedi do të refuzojë mundësinë e ribljerjes së Ronaldos, në rast se portugezi vendos të mos e vazhdojë kontratën me klubin madrilen, përcjell Gazeta Blic.

Të mërkurën ‘El Confidencial’ pati raportuar se Ronaldo ishte shumë pranë një marrëveshje pesë-vjeçare me klubin nga Santiago Bernabeu, mirëpo sipas thashethemeve të fundit portugezi ëndërron për një rikthim te ish klubi i tij në Angli.

Unitedi është destinacioni i preferuar i Ronaldos, mirëpo klubi nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për 31-vjeçarin, dhe preferon të investojë në futbollistë më të rinj në moshë. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img