28,03,2024

RIKTHIMI I MORALIT NË POLITIKË

Must Read


Dr. Sc. Salihe Salihu

E gjithë bota ishte nën presionin e pritjes se kush do udhëheqte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për katër vitet e ardhshme. Kishte opinione të ndryshme të shtyra nga preferencat individuale por prevalente ishte ideja se a do ketë kthim të diskursit me moral politik apo do vazhdoj diskursi trumpjan në politik. (Nuk është e habitshme për këto antagonizma sepse disa që ishin kundër politikës aktuale por nuk mungonin edhe të tjerët që favorizonin mbajtjen e këtij diskursi trumpjan. Bile kjo preferencë ka dominuar në disa qarqe edhe në Kosovë tek disa deputete tonë sepse Trumpi e gruja e tij Melania Trump u bane yrnek të tyre në sjellje e qëndrime).

Kështu që, SHBA-ja ndonëse është djepi i demokracise megjithatë nën regjimin e Trumpit u tundos demokracia dhe në vend të saj zuri vend vetëm interesi ekonomik dhe zënia e pozitave pa merita, pra duke mos e përfillur aspak parimin e moralit.

Ky diskurs trumpjan ishte diametralisht në kundershtim me konceptin e filozofise kantiane për shtrirjen e imazhit të moralit si pjesë fundamentale e sistemit politike boteror.

Veprimet pa moralitet në politikën e Trumpit nuk ishin befasuese sepse në biografinë personale të tij mungonte segmenti i moralit. Bile për deficitin e moralit nuk ndjente asnjë brengosje Trumpi por këtë deficit e ndjeu kurrizi i popullit amerikan.

Po ta analizojmë periudhen trumpjane dalin në sipërfaqe dy anët e medaljes. Zgjedhja e Trumpit sa ishte e demshme për vendin e botën po aq ishte e dobishme sepse zgjoi mprehtësine e mendimit për vlerën e demokracisë dhe shtyri popullin amerikan të reflekton.

Si të thuash me gjuhe popullore edhe e keqja sjell të mira e në këtë kontekst vërtet politika e keq solli një të mirë dhe mobilizoj popullin amerikan që edhe në kohë pandemi ta rikthen moralin në politikë. Vuajtja për moral në politikë e ngriti në kemb popullin që të votoj masovikisht njeriun që si në sferën private dhe atë publike ndjek diskursin politike mbi parimin e moralit. Në mbrojte të diskursit politik me bazë morale votuan 73 miljon amerikane dhe me votat e tyre rikthyen besimin te vlera e patjetërsuar e moralit në politike si domosdoshmeri e perhershme kudo në botë.

Prandaj, fitorja e Joe Bidenit është një triumf i parimit të moralitetit, në radhë të parë në SHBA por edhe në nivel botëror, sepse e riktheu bazën e parimit të moralit në politikë.

Me këtë rikthim të moralit në politikë do të përfiton e gjithë bota demokratike sepse po e përforcon qenësine e demokracise në nivel nderkombetarë,. Qenësia e demokracisë pushon në disa segmente primare, si arsyeshmeria, e verteta, merita, si dhe në parimin e drejtësisë. Pra, demokracia paraprinë një politikë ku duhet të dominoj arsyeshmeria e shëndosh, të dominoj e drejta, të mbrohet e vërteta. Këto janë vlera të demokracisë që duhet të shtrihen me kujdes që të mos stërkeqet rendi demokratik por të rifreskohet nga cdo gjeneratë. Pa mbrojtjen e këtyre vlerave askund në asnjë shtet nuk do të ketë stabilitet sepse do vuaj nga mungesa e moralit politik.

E SHBA- ja e populli amerikane me votat e tyre e rikthyen moralin në politikë dhe u rikthyhen në prijës botëror duke treguar se janë gardiane të demokracisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img