28,04,2024

​Likaj: Është me rëndësi për të ardhmen që dyert e shkollave të mbeten të hapura

Must Read

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj, deklaroi sot se është interes shtetëror dhe me rëndësi për të ardhmen që dyert e shkollave të mbeten të hapura.

Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë situatë pandemike, në shumë shkolla në Kosovë, janë angazhuar edhe prindërit dhe komuniteti për të mbajtur ato hapur për fëmijët tanë.

Postimi  plotë:

Në këtë situatë pandemike, në shumë shkolla në Kosovë, janë angazhuar edhe prindërit dhe komuniteti për të mbajtur shkollat hapur për fëmijët tanë.

Është interes shtetëror dhe me rëndësi për të ardhmen që dyert e shkollave të mbeten të hapura, por është kënaqësi e veçantë, kur njerëz të vullnetit të mirë ndihmojnë shkollat dhe fëmijët tanë në forma të ndryshme.

Bota është në luftë me COVID-19, pra edhe arsimi, dhe në këtë luftë secili mund të ndihmojë.

I falënderoj nga zemra të gjithë ata që po japin kontributin e tyre!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img