20,04,2024

Renovimi i shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj nis me fillim të vitit shkollor

Must Read

Ferizaj, 26 gusht – Një javë para se të nisë procesi mësimor, shkolla fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj i është nënshtruar rinovimit.

Në maj të këtij vit, kjo shkollë ka mbaruar vitin paraprak shkollor, me arsyetimin e fillimit të renovimit, porse kjo gjë nuk është bërë deri tashti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj afro 400 nxënës tashmë do të transferohen në një objekt tjetër për tre muaj ku do të mësojnë në tri ndërresa, derisa të finalizohet projekti i renovimit, cili është donacion i Ambasadës Amerikane në vlerë prej 400 mijë dollarësh.

Prindërit e nxënësve kanë shprehur shqetësimet e tyre se objekti është dashur të rinovohej me kohë, përderisa nxënësit ishin liruar një muaj më herët nga procesi mësimor për këtë arsye.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img