Ferizaj

Rektori Bajraktari në Konferencën ndërkombëtare ICAS2  në Tetovë


Publikuar më:


Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Asoc. Dr. Agron Bajraktari, ka marrë pjesë në Konferencën e e dytë shkencore ndërkombëtare ICAS2, e cila është mbajtur në Tetovë, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Kolegjin e Inxhinierisë dhe Inxhinierisë Teknologjike të Universitetit Northern Illinois nga Çikago e SHBA-ve.

Me këtë rast, studiuesve pjesëmarrës në Konferencë, me një fjalë rasti iu është drejtuar edhe rektori Bajraktari, i cili tha se konferenca të tilla arrijnë të mbledhin studiues të ndryshëm nga lëmit e shkencave aplikative dhe kjo ndihmon në zhvillimin e këtij segmenti, pra edhe për arsimin sa më të mirë të kuadrove të këtyre shkencave.

“Ndjehem i nderuar që jam sot në këtë konferencë shumë të rëndësishme të shkencave aplikative, konferencë kjo e dyta e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës. Shpresojmë që në të ardhmen bashkëpunimi mes universiteteve tona të rritet dhe do të organizojmë konferenca të përbashkëta, qoftë këtu në Tetovë, qoftë në Ferizaj, dhe besoj se këto do t’i realizojmë në një kohë shumë të afërt”, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në hapjen e kësaj konference theksoi se, kjo konferencë ndërkombëtare përfaqëson vlera shkencore edhe për pjesëmarrësit, studiuesit nga rajoni dhe bota, që e mbështesin cilësinë e kërkimit, pra përbën një mundësi të shkëlqyer për të realizuar një forum shkencëtarësh në lëmin e shkencave aplikative.

Koordinatori i Konferencës ICAS2, z. Ferit Idrizi tha se Konferenca do të mbahet në katër sesione shkencore. “Për këtë konferencë kemi përzgjedhur për prezantim gjithsej 50 punime, të cilat do të prezantohen në 4 sesione paralele, si Mekatronikë, Ndërtimtari dhe Arkitekturë dhe dy seanca të tjera që për herë të parë i organizojmë, pra sesioni i Gjeodezisë dhe Komunikacionit”, tha ai.

Gjatë Konferencës u prezantua edhe revista shkencore e FSHZ-së e titulluar “Jurnal of Applied Sciences ose JAS-SUT”, me dy numrat e saj, të cilët përmbajnë materiale dhe punime shkencore nga konferenca e parë.

13243879_952518968197520_7346285160198521840_o 13116460_952518971530853_8442747596551261732_o 13244009_952519114864172_625455072620116221_o

Comments
To Top