25,04,2024

Rektori Bajraktari i ndau Mirënjohje studentit të dalluar Drilon Rexhepit, fituesit të “Garës Studentore të Dizajnit 2016”

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim fituesin e “Garës Studentore të Dizajnit 2016”, Drilon Rexhepi, student i Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve në USHAF.

Rektori Bajraktari ndau Mirënjohje për studentin Rexhepi dhe e falënderoi atë për përfaqësim të denjë të Universitetit me suksesin e arritur në këtë garë.

“Studentët si Driloni janë treguesi më i mirë, se universiteti më i ri publik në vend po ecë më hapa të shpejtë drejt universiteteve të zhvilluara, dhe po ashtu është tregues se studentët tanë do të jenë të barabartë në tregun evropian të punës, duke i pasur parasysh arritjet që po tregojnë edhe në ngjarjet si kjo garë”, tha Rektori.

Rektori Bajraktari u shpreh i lumtur dhe shumë më fat që USHAF po nxjerrë kuadro të tilla si Driloni, por edhe student të tjerë që kanë filluar të bëhen faktor në botën e biznesit.

15178127_1108755055907243_8340580724507751687_n

Ndërsa, studenti Drilon Rexhepi falënderoi rektorin Bajraktari për Mirënjohjen, gjithashtu falënderoi edhe profesorët e USHAF për përkushtimin, mbështetjen dhe punën e palodhshme të tyre, pa të cilët, ai tha se nuk do të ishte i kompletuar në profesionin e tij.

“Ndihem i privilegjuar që jam i pari student që marr Mirënjohje. Shpresoj dhe besoj që suksese të tilla nuk do t’i mungojnë Universitetit”, tha Driloni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img