19,04,2024

Rektori Bajraktari falënderoi përfaqësuesit e bizneseve për ndihmën në zhvillimin e UShAF në një drekë pune

Must Read

Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e kanë vizituar sot përfaqësues të bizneseve të ndryshme, me të cilat Universiteti tashmë ka krijuar një parneritet të qëndrueshëm dhe shumë të nevojshëm për zhvillimin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e bizneseve, të shoqëruar nga rektori i UShAF, Prof.Dr. Agron Bajraktari, kanë qëndruar për një kohë te ekspozita e studentëve “Profesionistët e së ardhmes”, e cila po qëndron e hapur në ambientet e Universitetit dhe është punë nga praktika e studentëve të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

13335566_965389276910489_7346882006392896704_n

Pasi që ua ka shpjeguar një për një punimet e studentëve, rektori Bajraktari i ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve, të cilët kanë gjetur kohën të shohin këtë ekspozitë.

“Jemi të lumtur që ju gjeni vazhdimisht kohë për të qenë prezent në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, sepse edhe puna jonë për fillimin e suksesshëm të punës si Universitet, nuk do të ishte e mundur pa ndihmën tuaj, për vet natyrën që kanë studimet në këtë institucion”, tha rektori Bajraktari.

Më pas, në një drekë pune mes përfaqësuesve të bizneseve dhe rektorit Bajraktari, është biseduar për të arriturat e përbashkëta në drejtim të zhvillimit të UShAF. Po ashtu, gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për kontributin edhe më të madh që mund të japin bizneset për punën praktike të studentëve dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

Gjatë ditës, ekspozitën e studentëve e kanë vizituar edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës teknike “Pjetër Bogdani” dhe ata të shkollës së mesme të agrobiznesit “Zenel Hajdini”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img