19,04,2024

Referendumi në PS, Klosi: 95% e socialistëve i thanë ‘PO’ Edi Ramës. Ja rezultatet sipas qarqeve

Must Read

223493_m

Një ditë pas mbajtjes së referendumit për rikonfirmimin e mandatiti të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi, bëri publik rezultatin final e referendumit PS.

Sipas Klosit, 84% e anëtarësisë së Partisë Socialiste mori pjesë në votim, ku 94.9% e socialistëve u përgigjën me “Po”, çka rikonfirmon automatikisht mandatin e Ramës në krye të PS.

Referendumi sipas Klosit ishte shprehje e lartë e demokracisë në parti, për një çështje dhe vendimmarrje të kongresit të PS. Klosi tha se procesi ishte transparent dhe i monitoruar nga mediat, dëshmi se PS është forca më demokratike në vend dhe partia më e organziuar.

“U respektuan kërkeat e kodit të zgjedhjeve në parti. Anëtarësia me vullnet të lirë hodhi votën sipas bindjes që kishte. Mbi 95 % e anëtarësisë votoi për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri, duke sjellë një risi në Statutin e Partisë Socialiste,” tha Klosi.

Më poshtë rezultatet sipas qarqeve :

Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%

Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%

Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%

Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%

Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%

Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%

Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%

Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%

Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%

Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%

Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %

Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %

Në total: Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO – 94,9 %

SHPËRNDAJE NË:
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img