03,07,2025

Nesër protestohet kundër hidrocentraleve në lumin e Valbonës

Must Read

12987149-1140117006018608-4704927309678374421-n

Iniciativa” Qytetarët për Parkun”, ka bërë thirrje që të hënën të protestohet përballë kryeministrisë në Tiranë për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

Protesta do të mbahet në orën 12:00 dhe ka për qëllim që të ndalohen ndërtimet e hidrocentraleve përgjatë këtij lumi me argumentin e ndërtimi i HETC-ve do të “vrasë industrinë strategjike të zhvillimit të turizmit” në këtë zonë.

“Kjo industri e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi,ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht!!!”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga udhëheqësit e iniciativës.

Në komunikatë thuhet se me një gjatësi të shtratit 65 km, lumi i Valbonës përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë dhe veçanërisht 20 km e parë, ku po planifikohet të ndërtohen hidrocentralet.

“Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën e Malin e Zi. Por përgjatë lumit që i jep emrin Parkut, do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Një prej tyre, më i madhi është Hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë. Por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”shkruhet në komunikatë./KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/neser-protestohet-kunder-hidrocentraleve-ne-lumin-e-valbones-69613/#sthash.lkpL5QmI.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img