26,04,2024

Reçica: PDK vazhon mbështetjen e ndryshimit dhe transformimit pozitiv të komunës së Ferizajt

Must Read

Në takimin   e organizuar nga PDK në Ferizaj, deputeti Elmi Reçica   ka thënë se  janë këtu për të shprehur   gatishmërinë e  vazhdimit të përkrahjes se  për komunën e Ferizajt  në ndryshimin dhe  transformimin  pozitiv mbi bazën e parimeve të demokracisë  dhe vlerave të qytetërimit

“Bashkë me kryetarin Kadri Veseli dhe me lidershipin e PDK-së, sot qëndruam në Ferizaj për të shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për strukturën e re të degës së Ferizajt të udhëhequr nga kryetari Agim Aliu, njëherit për të vazhduar më tej në mbështetje të ndryshimit dhe trasformimit pozitiv e të modernizimit të komunës së Ferizajt.

Koncepti politik dhe doktrina qeverisëse e Dekadës e Re do të angazhohet për konsolidimin e mëtejmë dhe forcimin e Republikës së Kosovës dhe shoqërisë sonë, mbi bazën e parimeve të demokracisë liberale dhe vlerave të qytetërimit, në fuqizimin e shtetit të së drejtës, sundim efikas të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e plotë të Kosovës” ka thënë Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img