26,04,2024

Reçica i drejtohet Asamblesë së Francës për Haradinajn

Must Read

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica, i është drejtuar me një letër homologes së tij franceze Elisabeth Guigou. Ai i ka shprehur asaj shqetësimin e Komisionit për arrestimin e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Duke i përcjellë urimet për fillimin e vitit të ri, Reçica i shkruan homologes së tij duke i thënë se urdhërarresti i Serbisë, është sjellje tendencioze dhe mund ta destabilizojë regjionin.

“Për dijeninë tuaj, Haradinaj ka qenë dy herë subjekt i hetimit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish Jugosllavi me seli në Hagë, ku është hetuar dhe gjykuar në një proces të gjatë dhe është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat. Kjo sjellje tendencioze nga Serbia, nuk i shërben rritjes së stabilitetit rajonal dhe nuk e ndihmon aspak krijimin e një klime të fqinjësisë së mirë”, thuhet në letrën që Reçica i ka drejtuar zonjës Goigou.

Më tutje Reçica kërkon që të gjitha rastet e tilla në të cilat Franca apo çdo shtet tjetër hasë, të mos zbatohen fletëarrestet.

Reçica në këtë letër, ndër të tjerash falënderon parlamentaren franceze, për gatishmërinë e përhershme të popullit të Francës për ta ndihmuar Kosovën.

15978215_10210622940041451_5809717_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img