26,04,2024

Reagon pronari i “Kastrati Group”: Nuk e njoh Shullazin, nuk jam shantazhuar!

Must Read

Screenshot_2

Duke u nisur nga publikimi në disa portale dhe media elektronike më dt. 19.04.2016, të një lajmi referuar një shkrese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, ku përmëndet emri i z. Shefqet Kastrati dhe kompania “Kastrati Group”, ju bëjmë me dije se:

“Lajmi i publikuar dhe përmbajtja e shkresës së cilës i referohet, janë gënjeshtëra dhe nuk kanë të bëjnë me z. Shefqet Kastrati, kompaninë ‘Kastrati Group’, si dhe asnjë person tjetër që ka lidhje me ata.

Me përgjegjësi të plotë qytetare dhe morale deklarojmë se, nuk kemi pasur asnjë kontakt, bisedë, presion apo shantazh nga asnjë person, madje personat e përmëndur në lajm si, Emiljano Shullazi etj, nuk i kemi njohur kurrë.

As prokuroria, policia dhe asnjë strukturë tjetër ligjzbatuese nuk është investuar nga ne dhe as nuk na ka kërkuar, pyetur apo verifikuar, rreth këtij aludimi të pavërtetë.

Përfshirja dhe implikimi në mënyrë të papërgjegjshme e Presidentit të Kastrati Group, nga institucione apo media të caktuara, pa asnjë lidhje me të vërtetën, pa fakte, ankesë, pyetje dhe verifikime, na bëjne të dyshojmë për veprime tendencioze të sponsorizuara nga konkurrenca e pandershme, me synim dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të kompanisë dhe drejtuesit të saj.

I kërkojmë me forcë Prokurorit të Përgjithshëm të nisi menjëhërë hetimet rreth mënyrës së fabrikimit dhe shpërndarjes së kësaj shkrese dhe këtij lajmi të pavërtetë.

Ftojmë çdo organ ligjzbatues të bëjë publike provat dhe faktet mbi të cilat pretendohet, në të kundërt ju kërkojmë të bëni menjëherë përgënjeshtrimin.

Në rast të mosreagimit, do i drejtohemi organeve gjyqësore për të kërkuar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar, si pasojë e dëmtimit të imazhit dhe personalitetit.

Duke garantuar opinionin publik, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë për integritetin, seriozitetin dhe korrektësinë tonë, ju kërkojmë mediave që e kanë publikuar të përgënjeshtrojnë këtë lajm dhe të gjitha mediave të publikojnë këtë deklaratë.

Me besimin në etikën tuaj profesionale dhe në respektim të së drejtës sonë ligjore dhe kushtetuese, mbetemi në pritje të reagimit tuaj.

Shefqet Kastrati, President i Kastrati Group”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img