19,04,2024

Reagojnë enveristët: Asnjëherë  nuk kemi kërkuar ngritjen e një shtatore dedikuar shokut Enver

Must Read

Pas shumë  shkrimeve  nëpër mediet kosovare  se në Ferizaj  po kërkohet ngritje e përmendores së Enver Hoxhës dhe reagimit të kryetarit të Ferizajt, se  një gjë e tillë nuk do të ndodh, përmes një komunikate kanë  reaguar përfaqësues të Frontit Popullor të Kosovës për kultivimin e veprimtarisë së Enver Hoxhës.

Reagimin e plotë mundë ta lexoni në vazhdim;

 

Z.Svarça në vitin 1999 më i pamundur ka qenë kthimi yt në Kosovë dhe ardhja si kryetar i Ferizajt se sa sot vendosja e shtatores së Enverit në qendër të Ferizajt.

Me 23 prill 2016 ekipi i humorit i programit televiziv Vikendi, me ca qese për grumbullimin e hedhurinave, ia kishte mësyer komunës së Ferizajt, më konkretisht zyrës së kryetarit të Komunës së Ferizajt Muharrem Svarça.

Deri sa ecuria e bashkëbisedimit po rridhte sipas parashikimeve, me një sens të theksuar humori. Artistët e Vikendit i drejtuan edhe një pyetje të veçantë zotit Svarça për çështjen tani më të shumë përfolur për ngritjen e një shtatoreje të Enver Hoxhës në Ferizaj

 Zoti Svarça edhe pse ishte në program humoristik, nuk hezitoi për ti nxjerr mrrolat e kundërshtimit energjik duke pohuar se diçka e tillë kurrë nuk do të ndodh në qytetin që qeveriset nga ai.

 Për ne, Z.Svarça është kryetari i Komunës së Ferizajt ndonëse pa pëlqimin dhe besimin tonë megjithatë ai i tillë është. Por me sa duket zotëriu në fjalë po e përfundon mandatin e tij 4 vjeçar, pa e patur të qartë nëse ai është kryetar komune apo qytetar i rëndomtë i Ferizajt-papërgjegjësi institucionale.

Në të kundërtën ai nuk do të reagonte në diçka që përmes rrugës protokolare nuk i është adresuar zyrës së tij.

Unë si njeriu më me përgjegjësi në hierarkin e Frontit Popullor të Enveristëve Kosovar e bëjë të ditur për opinion se Byroja Politike e Frontit Popullor të Kosovës për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha deri më tani asnjëherë nuk ka sjell vendim për ngritjen e një shtatore dedikuar shokut Enver madje as diçka të tillë nuk e ka nxjerr në diskutim.

Ne mendojmë se bërja e një kërkese në adresë të qeverisjes lokale për ngritjen e një shtatoreje për Enverin, më tepër do ta devalvonte se sa nderonte këtë kolos të lavdishëm të Shqipërisë.

 Deklarimi i Zotit Svarça se ne enveristët jemi të dështuar ndërsa ai është pro evropian është shumë i gabuar. Ne mendojmë se zotëriu në fjalë pro evropian është vetëm sa i përket çështjes së azilkërkimit nëpër dyert e kancelarive evropiane, kurse sa i përket modelit qeverisës, nuk është as më pak dhe as më shumë se pro Panamasë,Bangladeshit dhe të tjera regjime që ishin dhe mbetën mbeturina më e pistë e shoqërisë mesjetare. Mos harro zoti Svarça se çdo gjë që e ka bërë Enver Hoxha gjatë kohës së qeverisjes së tij në Shqipëri, kur edhe nga Lindja e edhe nga Perëndimi, agjentët, spiunët e tradhtarët hidheshin me parashutë për ta përmbysur pushtetin popullor. Enveri ndëshkimin e tyre e ka bërë me gjyqe dhe rregulla të shtetit dhe regjimit në fuqi. Ne nuk mund ta quajmë ndryshe modelin tuaj qeverisës përpos si një monarki të shëmtuar feudale kur ju shkarkoni drejtorë dhe nëpunës të shumtë. Këta drejtorë e nëpunës Gjykata me ankesë i kthen në detyrë e ju në vend se ti ktheni në punë, e sfidoni drejtësinë.

 Këso lloj pushtetesh kane pasur vetëm krralët, mbretët e sulltanët që ishin hije e zezë e Mesjetës feudale, prandaj pretendimi juaj se jeni pro evropian mund të jetë i saktë vetëm nëse e keni fjalën për Evropën e dekadencës dhe inkuizicionit.

 I bëjmë thirrje publike zotit Svarça që ta kursej veten nga zemërimi i shfrenuar kur bëhet fjalë për shtatoren dhe personalitetin e Enver Hoxhës sepse edhe ashtu ai nuk është i denjë për tu marrë me një kategori të tillë personalitetesh.

 Por të mos harroj kryetari ferizajas se jo fort larg zyrës së tij ishte dikur një rrugë e emërtuar me emrin e Koqi Xoxës dhe në një kënd të qytetit busti i Car Uroshit dhe qe besa serbët po të duan sa për rezistencën e z. Svarça dhe të tjerëve si ai edhe sot do ta rivendosnin mu aty ku ishte 17 vite më parë.

Kurse edhe sot në Kosovë nga udhëheqja e modelit Svarqa ju krijuan favore serbëve për ta sjellë në Graqanicë shtatoren e Car Millutinit dhe shumë kriminelëve të tjerë antishqiptar por kukuvriqët e demokracisë nuk I shqetëson ngritja e relikteve të hegjemonizmit serb sepse popullin e tyre po e torturojnë edhe shqiptarët sikur dikur shovenistët serb.

Kryetari Svarça është mirë ta përkufizoj vetë veten dhe ta kuptoj se kot hidhet si perandor kur në fakt ai është i denjë vetëm si autoparlant i nisjes dhe kthimit të autobusëve.

 Në fund për një gjë do ta falenderojmë, kryeudhëheqësin ferizajas se ai po e pastron qytetin nga hedhurinat dhe kjo neve na krijon përshtypjen sikur ai vërtetë po përgatitet për shtatoren e Enverit. Të mos harrojmë se Enveri e bëri kopsht me lule Shqipërinë dhe vetëm një qytet i pastër e meriton shtatoren e Enverit .

Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img