15,07,2025

Ramush Haradinaj kumbar i familjes Zariqi

Must Read

Kreu i AAK dhe ish Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ne profilin e tij ne FCB ka bërë të ditur se ka qëndruar në familjen e kryesuesit te Kuvendit Komunal Të Ferizaj dhe kryetarit te degës së AAK-së, Xhavit Zariqit. Ai në llogarin e tij shkuan:
“Familja është një nga institucionet më të shenjta për çdo popull. Lidhjet mes familjeve tona, kanë forcuar në shekuj kombin dhe Atdheun tonë.

Sonte me bashkëpunëtorë, përjetuam një atmosferë të ngrohtë familjare tek miku im Xhavit Zariqi në Ferizaj.

Ndamë shumë momente të këndshme me nikoqirët, të katër gjeneratat e familjes, nga Ismeti e deri te Dino i sapolindur, e që nga sonte jam edhe kumbar i tij.

Natën e sotme, e pasuroi edhe prezenca e veprimtarit e atdhetarit të madh Ekrem Jashari. Baca i Ferizajt, ishte pjesë e përpjekjeve për liri dhe çlirim që nga viti 1968 e deri në Luftën Çlirimtare. Me këtë rast i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Familjen Zariqi, e falënderoj për mikpritjen!

RH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img