28,03,2024

Klubi Rotary Ferizaj u dorëzoi 44 studentëve kontratat e bursave

Must Read

Mjetet janë donacion i donatorëve privat nga Ferizaj e mërgata, por edhe nga vet anëtarët e këtij klubi qëmenaxhon me shumë angazhim e përkujdesje këtë fond, ku numri i bursëmarrësve, por edhe bursëdhënësve po rritet nga viti në vit.- Studentët  me rastin e nënshkrimit të kontratave u zotuan se këtë bamirësi do ta kthejnë me sukses në studime por edhe me shpresën se edhe ata një ditë do të jenë bursëdhënës, siç ka ndodhur edhe me disa nga studentët që përfituan bursë këtu e tri dekada më parë

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Kaherë nuk kam përjetuar një atmosferë më të këndshme e më të ngrohtë se sa mbrëmë në lokalet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kur 44  studenteve dhe studentëve iu ndanë kontratat për përfitimin e bursave për këtë vit akademik. Ishte pikërisht Klubi Rotary i Ferizajt, që menaxhon dhe përkujdeset tash e sa vite për këtë fond ai që organizoj këtë akt solemn, ku nuk mungonin edhe disa nga donatorët qofshin ata vendës apo nga mërgata, që kishin ardhur, madje edhe nga Belgjika apo Zvicra, që bashkë me studentë të përjetojnë këtë çast shumë motivues dhe mbresëlënës.

Pasi e shpalli të hapur këtë takim në emër të klubit kryetari Astrit Shuki, një fjalë rasti për rolin dhe aktivitetin që ka zhvilluar, por edhe vet misionin që kanë rotarianët, e mbajti Hazir Gashi, ndërsa për historikun e zhvillimit të këtij fondi, gjegjësisht projekt që daton që nga viti 1995, foli Afrim Konjufca, që ka arrit të mbaj atë ditë e sot të mbajë një evidencë të detajuar, duke qenë edhe promotor i tërë këtij aktiviteti për më tepër tri dekada. Konjufca duke folur për kriteret me rastin e ndarjes së bursave, përkujtoi se krahas suksesit, mbi të gjitha përparësi i jepet gjendja ekonomike e vet studenteve, përfshi këtu edhe një përparësi që kanë ata të fshatrave më të shkëputur nga qendra,

Do përmend se krahas donatorëve vendase, përfshi këtu edhe vet anëtarët e Klubit Rotary të Ferizajt, që nga riaktivizimi i fondit këtu e 7 vjet më parë , një e treta e donatorëve janë nga mërgata, e që kjo ka ndodhë edhe në këtë vit akademik.

Dhe krejt në fund gjithsesi do përmend se duke i parë këta studentë sheh ardhmërinë e një brezi të shkëlqyeshëm përplot elan e vullnet për dije, gjë që kjo do të kurorëzohet me sukses kur shihje këta djem e vajza që edhe në kushte tejet të kufizuara ekonomike, ua kanë mësy katedrave universitare. Ishte shumë mbresëlënëse fjala e studentit shembullor Bajrush Rrahmani, student i vitit të katërtë të juridikut që ka notën mesatare drejtimi 10.00, i cili me rastin e nënshkrimit të kontratave në emër të shokëve u zotua se këtë solidarësi e bamirësi do ta kthejnë me suksesin e arritur në studime, por edhe me shpresën se edhe ata një ditë do të jenë bursëdhënës, siç ka ndodhur edhe me disa nga studentët kanë përfituan bursë këtu e tri dekada më parë, e që tash janë në mesin e donatorëve të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img