Lajme

Ramush Haradinaj i përgjigjet Lavrovit!


Publikuar më:


ramush-1

Lideri i AAK-së, Ramush Haradianj ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov. Thotë se ai e ka kryer obligimin ndaj Tribunalit të Hagës.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, se Tribunali i Hagës i ka fshehur dëshmitë për, sic është shprehu ai, njërin nga vëllëzërt Haradinaj, janë të pavërteta.

Unë, nga posti i Kryeministrit të Kosovës, e kam përmbushur obligimin tim ndaj drejtësisë ndërkombëtare, dhe jam shpallur i pafajshëm, nga të gjitha akuzat e ngritura nga Tribunali i Hagës, në dy procese. Për më tepër, unë nuk i jam shmanugur drejtësisë ndërkombëtare, siç ka ndodhur me shumë të akuzuar serbë, të cilët sot i merr në mbrojtje Ministri Lavrov!

Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë, e ndihmon pajtimin e popujve dhe stabilitetin rajonal, e jo deklaratat armiqësore.

RH

Comments
To Top