24,04,2024

Rama: Me Vuçiqin kam raport të shëndetshëm

Must Read

Aleksandar-Vucic-Edi-Rama-1

Edi Rama, kryeministri shqiptar, thotë se ka raport të mirë me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, gjëja kryesore që i ndanë që të dy, është mos-pranimi i Kosovës, si shtet i pavarur nga Serbia.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova u shpreh se gjatë karrierës së tij politike e ka kuptuar se nuk mund të bëhet progres pa dialog dhe thotë se me kryeministrin serb, marrëdhënien e ka normale.

“Është një raport i shëndetshëm, është i barabartë edhe pse ka gjëra të mëdha që na ndajnë, mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Nga ajo që më ka mësuar jeta politike është se mungesa e komunikimit hap hendeqe të mëdha. Marrëdhëniet janë normale, është thyer një tabu”.

Rama thekson se ka vërejtur jo-korrektësi nga pala serbe në zbatimin e marrëveshjeve që ka lidhur me Kosovën.

“Shoh një problem tek pala serbe pasi ata nuk janë korrekt në zbatimin e marrëveshjes. Nuk mund t’i akuzojë se kjo bëhet për një konspiracion, por kjo është një fakt. Ka një dakordësi e ajo është që duhet të ecur përpara. Duhet nxjerr mësimin se nga luftërat humbin gjithë dhe vetëm nga paqja fitojnë të gjithë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img