25,04,2024

Erdogan ka një porosi për Evropën

Must Read

recep-taip-erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk do ta implementojë marrëveshjen me Bashkimin Evropian, për kthimin e migrantëve nga Greqia, nëse BE-ja nuk i përmbushë obligimet e veta ndaj Ankarasë.

Sipas marrëveshjes BE-Turqi, të arritur në muajin mars, Ankaraja do t’i pranojë të gjithë migrantët që kanë hyrë ilegalisht në Greqi prej 20 marsit, nëse ata nuk janë të kualifikuar për azil.

Për secilin shtetas të dëbuar të Sirisë nga Greqia në Turqi, BE-ja do ta pranoj një sirian për rivendosje.

Në shenjë reciprociteti, BE-ja ka shprehur përkushtim për të dhënë ndihmë financiare, heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Turqisë dhe progres në negociatat për anëtarësim të Turqisë në BE.

Erdogan tha sot se “ka pasur premtime, por asgjë nuk ka ndodhur për momentin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img