19,04,2024

Qindra qytetarë ndoqën premierën “Kopraci” me regji të Elmaze Nura

Must Read

Mbrëmë, salla e Teatrit “Adriana” në Ferizaj kishte hapësirë të pamjaftueshme për të përballuar publikun e interesuar që kishin ardhur për ta parë shfaqjen premierë “Kopraci” me regji të regjisores së mirënjohur, Elmaze Nura. Regjisorë, aktorë, gazetarë, drejtues e përfaqësues politik e shoqëror anekënd vendit bashkë me qindra artdashës zunë ulëset e tyre për të ndjekur komedinë, kryevepër botërore të inskenuar në teatrin tonë.

Aktorët ferizajas Mevlan Saraçi,Vjosa Abazi,Jajush Ramadani,Blin Sylejmani,Ali Krasniqi,Milot Salihu,Uratë Shabani,Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli shkëlqyen mbrëmë duke i ofruar publikut ferizajas me mjeshtri të jashtëzakonshme karakteret e komedisë “Kopraci” nga Molieri. Asistente e regjisë së kësaj shfaqje ishin Fata Hyseni, skenograf Zeni Ballazhi, kostumet nga Alma Krasniqi, muzika është bërë nga Gëzim Hasani, ndriçimi është bërë nga Hajrullah Elezi, ndërsa mjeshtër skenografie, Avni Ajvazi.

Për gati dy orë, skena e Teatrit “Adriana”, me plot të qeshura, muzikë e lojë fantastike të aktorëve tanë, dëshmoi një nivel të ri në prodhimin skenik teatror, falë edhe punës brilante të regjisores, Elmaze Nura.

Edhe publiku i veçantë ferizajas, dashamirë shumëvjeçar i teatrit, mirëpriti këtë shfaqje, me duartrokitje frenetike e ovacione. Perdja ra me muzikën që jehonte nga skena e fundit e kësaj shfaqje, duke krijuar një moment kulminant të kësaj premiere.

Sonte dhe nesër në orën 20:00, publikut ferizajas i ofrohet repriza e kësaj shfaqje për të vijuar në muajt në vijim, si shfaqje e rregullt në kuadër të repertorit të Teatrit “Adriana”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img