03,05,2024

Policia e Ferizajt përcjellë me nderime shtetërore deri në shtëpi policin e pensionuar, Ismet Murseli (Video)

Must Read

Sirenat e policisë sot në fshatin  Greme të Ferizajt nuk  po lajmëronin përcjellje të  figurave të larta shtetërore e as ndonjë aksion të policisë, ato  në shenjë respekti për punën e tij po përcjellnin  deri në shtëpi  policin e sapo pensionuar,  Ismet  Murseli.

Sot policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt ka nderuar policin Ismet Murseli me mirënjohje për shërbimin 35 vjeçarë në forcën e policisë së Kosovës para dhe pas lufte.

Zakonisht në raste të pensionimit të punëtorëve  nëpwr kolektive, organizata apo edhe institucione organizohen  ceremoni përshëndetëse por sot policia e Ferizajt kishte vendosur që për policin  e pensionuar ti bëjë edhe një nder të veçant, ta përcjellë deri në shtëpi me përcjellje  të policisë me ceremoni shtetërore.

Kjo u ka pëlqyer edhe banorëve të fshatit Greme, për nderin që i është bërë  bashkëfshatarit të tyre,  për të cilin kanë vetëm  fjalë të mira.

Ismet Murseli ka filuar punën si polic në vitin 1976 deri në vitin 1990 ku u largua nga vendi punës sikurse shumë policë të tjerë të cilët nuk u pajtuan me regjimin fashistë Millosheviçit. Pas çlirimit në vitin 2000 filloi punën si polië i Republikës së Kosovës, ku për 19 vite shërbeu në stacionin policorë të Ferizaj. Sot në ditëlindjen e tijë të 65-të, Policia e Kosovës me një ceremoni të veçantë e dekoruam me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tijë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img