28,03,2024

Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e dëbimeve të refugjatëve

Must Read

refugjate-1-634x356

Koordinatori i qeverisë gjermane për refugjatët, Peter Altmaier u ka kërkuar autoriteteve gjermane të dyfishojnë numrin e dëbimeve për azilkërkuesit, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e azilit. Në vitin e kaluar ka pasur 37 mijë e 220 persona të kthyer vullnetarisht. Numri më i madh i të kthyerve ka qenë nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Derisa 22 mijë persona janë dëbuar, ka thënë kreu i zyrës së kancelares, Altmeier, për grupin mediatik “Funke Mediengruppe”.

Politikani i CDU-së ka theksuar se “tani kërkohet veprimi i landeve.”

Aktualisht Zyra Federale për Migracionin e Azilin (BAMF) trajton 50 mijë kërkesa në muaj, më shumë se një e treta e kërkesave refuzohen.

“Ne duhet të kujdesemi që të rritet dukshëm numri i të kthyerve”, ka thënë Altmeier.

Ministri i kancelarisë, ka lëvduar marrëveshjen me Turqinë.

“Marrëveshja me Turqinë për kthimin e refugjatëve funksionon më mirë se që prisnim të gjithë. Qëllimi ynë ishte, dhe është të reduktojmë dukshëm numrin e refugjatëve. Kjo duket se po ka sukses“, ka shtuar Altmeier.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet aktualisht arritjen e marrëveshjes me Libinë.

“Dhe nga fakti nëse do ia dalim të bëjmë një marrëveshje të arsyeshme me Libinë, varet edhe kontrollimi i itinerarit përmes Italisë, ashtu siç kemi bërë me Turqinë“, ka thënë Merkel.

Muajt e fundit Gjermania dhe BE ia kanë dalë të ndihmojnë Turqinë, Jordaninë dhe Libanin në furnizimin e kujdesin e refugjatëve, shkruan Oranews.

“Më mirë është të ndihmojmë njerëzit për një jetë të durueshme pranë vendlindjes, se sa të vijnë të gjithë këtu ku na duhet bëjmë të gjithë punën e integrimit”, ka thënë Merkel.

Ajo ka premtuar ndihmë për vendet afrikano-veriore, në mënyrë që të rinjtë ta shohin perspektivën e jetës në këto vende.

Ndërkohë, Gjermania dhe Afganistani kanë shënuar progres në drejtim të një marrëveshje pranimi te të kthyerve. Një projekt-marrëveshje do t’i ofrohet ambasadës gjermane në Kabul javën e ardhshme, ka thënë ministri afgan për Refugjatët, Said Hussain Alemi Balkhi.

Propozimin gjerman, pala afgane e ka në dorë që prej një muaji. Priten së shpejti bisedime, por deri atëherë Afganistani nuk do të pranojë kthimin e refugjatëve afganë.

Sipas ministrit afgan, marrëveshja parashikon të mos dëbohen gratë, fëmijët, të moshuarit dhe afganët e sëmurë./KosovaPress/.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img