28,03,2024

Qeveria e Kosovës apo bankat mafioze

Must Read

                Pas shtrirjes së pandemisë me virusin COVID 19, qeveria dhe institucionet, për pos që filluan ta trajtojnë si diçka shumë serioze, ata përmes konferencave mediatike prezantuan edhe pakot mbështetëse për qytetarët dhe bizneset brenda vendit, pasi që ishte bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, për ta penguar shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.

                Si masë mbështetëse, BQK (Banka Qendrore e Kosovës), në koordinim me Qeverinë e Kosovës, morën vendim për pezullimin e të gjitha kredive, pa ngarkesë të normës së interesit gjatë këtyre ditëve të pandemisë, të cilat janë jo të pakta në vendin tonë, po thuaj se çdo e dyta familje, janë në obligime ndaj bankave të cilat veprojnë në vendin tonë. Kredit që kanë marrë qytetarët tonë nga këto banka mafioze, janë të natyrave të ndryshme, qoftë të llojit individual, apo për zhvillimin e bizneseve, qofshin këto të vogla apo të mëdha.

                Si do që të jetë, qytetarët dhe ndërmarrjet e ndryshme private, ëndërruan se prekën dorën e shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira me pandemi, ku secili ishte mbyllur në shtëpi duke i respektuar këshillat e IKSHP-së dhe qeverisë së Kosovës, të cilët, shpresuan se gjatë kësaj periudhe nuk do të kenë ngarkesë për pagesat e kësteve, sepse në vend ishte paralizuar çdo gjë.

                Këta qytetarë, kredit nga këto banka mafioze i kishin marrë për nevoja të ndryshme, dikush për rritjen e kapaciteteve në bizneset e tyre, dikush për renovim apo ndërtim të shtëpisë, dikush për rritjen e kapaciteteve në bujqësi apo blegtori, thjesht duke ju përshtatur kërkesave të tyre personale.

                Thirrjet e institucioneve, se gjatë kësaj periudhe, qytetarët apo bizneset nuk do të ngarkohen me interes gjatë kësaj periudhe të përcaktuar nga institucionet e vendit, në terren, konkretisht në qytetin e Ferizajt, janë dy institucione financiare të cilat nuk po i respektojnë rregullat e vendosura nga BQK-ja dhe qeveria e vendit, për t’mos kërkuar interes nga qytetarët brenda kësaj periudhe që po kalojmë me pandemi.

                Ditë më parë, filiali i degës BPK (Banka për Biznes dhe Kreditim) në Ferizaj, përmes telefonit ka njoftuar klientët, se për këtë kohë sa janë të pezulluara këstet e kredive, interesi duhet paguar, gjë e cila bie ndesh me rregullat e vendosura nga institucionet gjegjëse të vendit, për mos ngarkesë me interes gjatë periudhës së përcaktuar.

                Ditën e sotme edhe institucioni tjetër financiar, i cili operon në vendin tonë ,,KOSINVEST”, ka kontaktuar klientët për ti shlyer obligimet për pagesa mujore, në të kundërtën ngarkohen me interes, të cilët po ashtu në mënyrë klandestine, e duke shkelur dispozitat ligjore të vendosura nga institucionet vendore, po mundohen të vjedhin nga qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe në këto kohë të vështira me pandemi.

                Kam një kërkesë publike për BQK-në dhe Qeverinë e Kosovës, konkretisht Ministrin e Financave, ku veprojnë këto institucione financiare-mafioze. A duhet ti respektojnë rregullat e lojës të vendosura nga shteti, apo këto institucione financiare funksionojnë me sistem anarkik, kush të donë, si të donë, vendosin politika financiare.

                Për kundër që qytetarët e Kosovës paguajnë norma të larta të interesit, në sytë e zyrtarëve qeveritarë dhe atyre të BKQ-së, këto institucione financiare-mafioze, po zhvillojnë dhënien e fajdeve në mënyrë publike, në sytë e institucioneve të Kosovës, të cilët asnjëherë se morën mundin për ti dalur në mbrojtje popullit të tyre, për deri sa gjithë andej Kosovës, zhvillohen aksione në vazhdimësi për arrestimin e fajdegjinjëve të cilët po e ngufatin vendin, institucionet financiare të certifikuara, veprimtarinë e fajdesë e bëjnë në pikë të ditës.

                Duke ardhur në përfundim, më bënë të dyshoj, se ndoshta kjo plaçkë që po i bëhet popullit tonë, ka miratimin institucionale, ndoshta nga aty edhe e kanë bekimin për ti zhvatur qytetarët, sepse të gjitha këto zhvillime nuk kanë tjetër kuptim.

                Thirrje publike për Qeverinë e Kosovës, Ministrin e Financave, BQK-ja, Organet e Rendit (Policia e Krimeve Ekonomike), Avokati i Popullit, Prokurorisë së Shtetit, OJQ-ve të cilat trajtojnë këto lëndë për krime ekonomike, që të ndërmerren hapa konkret në Ferizaj, në dy institucionet financiare-mafioze, në BPK dhe KOSINVEST, të cilët po i kërcënojnë qytetarët e Republikës së Kosovës me pagesë interesi, duke mos përfillur politikat e qeverisë së vendit, në këto kohë pandemie.

                Unë kamë shtet, sikur që qytetarët e kanë, andaj është mese e nevojshme që këtyre institucioneve financiare-mafioze të ju ngrihet veshi nga shteti i Kosovës, nëse shteti ynë se ka bishtin e zënë me derë nga këto dy institucione.

                Lufte e pa kompromiset ndaj fajdegjinjëve, qoftë të certifikuar, apo ata që veprojnë në rrugë ilegale.

                Unë kamë shtet, besoj në shtetin tim!

Shkruan : Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img