29,04,2024

Deputeti i VV’së: Gashi të japë dorëheqje ose Kurti ta shkarkojë menjëherë

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ever Haliti, përmes një shkrimi ka kërkuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, të japë dorëheqje pas deklaratave të tij.

Gashi në emisionin Frontal të T7, ka akuzuar publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosvoës se ka kryer krime lufte.

Haliti ka kërkuar nga Gashi të japë dorëheqje morale të menjëherëshme, e nëse kjo nuk ndodh, ka kërkuar publikisht nga Kurti që ta lirojë nga detyra këshilltarin Gashi.

“Si ish ushtar i UÇK-së,

Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë”, ka shkruar Haliti.

Përvec deputetit Haliti, nga VV ka reaguar edhe Hysen Durmishi dhe Mimoza Shala.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img