16,04,2024

Qeveria e Ekuadorit rrit taksat për ta filluar rindërtimin

Must Read

ekuador_4163

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fundjavës së kaluar në Ekuador vazhdon të rritet. Të mërkurën, numri i viktimave të konfirmuara arriti në 570.

Të mbijetuarit thonë se nuk kanë mjaft për të ngrënë dhe pirë dhe mijëra njerëz kanë qenë të detyruar që të kërkojnë strehim emergjent. Tërmeti më i keq Ekuadorit në dekada ka shkaktuar që qeveria të shpallë një rritje të përkohshme të taksave, transmeton KosovaPress.

Në një fjalim për televizionin publik, presidenti Rafael Correa tha se do të ketë disa rritje një vjeçare të e taksave.

Vendi gjithashtu do të shesë asete dhe mund të nxjerrë bono të reja në tregun ndërkombëtar për të financuar rindërtimin shumë-milion dollarësh.

Presidenti ka vlerësuar se fatkeqësia ka shkaktuar dëme që arrijnë koston deri në tre miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img