26,04,2024

Qendra tregtare ‘’Ferizaj Village’’ së shpejti në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.05.03.2018. Po punohet me një intensitet dhe me një numër të madh punëtorësh. Kjo është hapësira ku së shpejti qytetit të Ferizajt do t’i shtohet një qendër tregtare, e cila do të quhet “Ferizaj Village”. Është ky projekti më modern që po e realizon afaristi ferizajas Naser Hoxha, i cili tha se brenda pak muajsh në këtë sipërfaqe do të vijnë biznese të shumta për t’u bërë pjesë e kësaj qendre të rrallë në rajon.

“Realisht këtu ka filluar ndërtimi i një qendre tregtare dhe atraktive, por do të jetë edhe turistike, ku do të vijnë njerëz edhe nga jashtë Ferizaj. Është një qendër e hapur dhe ndryshe nga qendrat e tjera, ku posaçërisht gjatë stinës së verës do të jetë shumë më e frekuentuar. Po them se është atraktive pasi që do të jetë inovacion për Kosovën, pasi që gjenden kryesisht në Evropë dhe Amerikë. Bizneset kryesore që do të vijnë këtu, po i përmendi ato më të rëndësishmet që janë, KFC, Jumbo, Neptun, JYSK, vijnë edhe brende internacionale që do të shihen si befasi”, tha Naser Hoxha.

Sipas Hoxhës, kjo qendër tregtare do të luaj një rol të madh në punësimin e rreth 400 punëtorëve.

“E para që do të ndikoj është fakti që këtu do të jenë të gjitha bizneset e formalizume, do të paguajnë qira dhe do të paguajnë taksa qind për qind. Këtu nuk do të këtë hapësirë për mshefje tatimesh. E dyta, kur paguhen taksat i bie që të gjithë punëtorët që punojnë janë të punësuar me letra, ndërsa indikacionet flasin që rreth 400 punëtorë do të punësohen të ri”, tha Hoxha.

Në bazë të planifikimeve, kjo qendër tregtare do të hapet në qershor të këtij viti, ndërsa shuma investuese e këtij projekti që përfshinë 40 mijë metra katror të sipërfaqes, kap vlerën mbi 7 milionë euro, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img