26,04,2024

Qendra Rajonale e Punësimit në Ferizaj urë ndërlidhëse mes punëkërkuesëve dhe punëdhënësve

Must Read

Ferizaj.15.12.2017. Qendra Rajonale e Punësimit  në Ferizaj sot në një takim përmbyllës ka paraqitur punën dhe rezultatet e  sajë. Në këtë takim  ku ishin të ftuar  edhe pronar të bizneseve, drejtori i shoqatës  miqtë e Amerikës dhe shumë mysafir u paraqit raporti vjetor i kësaj qendre

Në Qendrën Rajonale të Punësimit në Ferizaj, brenda 1 viti u tha të jenë regjistruar 750 punëkërkues, derisa u theksua se janë kryer mbi 2 mijë e 600 këshillime. Drejtues të Zyrës Rajonale të Punësimit, bënë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë arritur të punësohen mbi 400 persona në bazë të këshillimeve. Këto të dhëna u paraqitën gjatë prezantimit të punës një vjeçare të zyrës së punësimit në Ferizaj.

Për sukseset e zyrës rajonale të punësimit foli edhe Drejtori i shoqatës miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi. Sipas tij është e rrallë të shohësh suksesin e një institucioni të tillë kur tejkalon parashikimet.

Drejtori i zyrës rajonale të punësimit në Ferizaj, Naim Gashi, tha se, kanë shënuar një vit të suksesshëm e kjo sipas tij falë edhe bashkëpunimit të mirë që kanë pasur me bizneset, këshilltarët e punësimit e donatorët.

Mësohet se, gjatë kësaj periudhe kohore, në Qendrën rajonale të punësimit janë kryer 83 ndërmjetësime në punësime të rregullta si dhe 136 të tjera në punë publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img