26,04,2024

Qendra Kulturore ASA vlerësohet me “Bashkëpunëtor i Vitit 2017”

Must Read
Ferizaj.30.12.2017. Qendra Kulturore ASA nga Tirana vlerësohet nga Komuna Ferizaj, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sporte si “Bashkëpunëtor i Vitit 2017” me motivacionin për bashkëpunim të suksesshëm me Galerinë e Arteve Ferizaj, tashmë bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve prej më shumë se 2 vjetësh ka rezultuar i suksesshëm me projektin e Festivalit Ndërkombëtar të Artit, Stilimit dhe Arkitekturës “ASA Awards” i cili këtë vit ishte në edicionin e 6-të të tij.
Drejtori i Qendrës Kulturore ASA z. Olger’t Rakipllari shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin që ju bë Qendrës ASA:
– Ndjehem i nderuar të jem në mesin tuaj këtu sonte, mes këtij publiku kaq artdashës që gjithmonë na mirëpret me ekspozitat tona sa herë që ne vim këtu, dëshiroj të falënderoj Komunën e Ferizajt, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport që gjithmonë na ka mirëpritur në një mënyrë të admirueshme, ku fal mbështetjes tuaj të pakushtëzuar u bënë të mundura realizimet e projekteve tona të përbashkëta.
 
Më lejoni t’Ju falënderoj juve z. Sabri Pajaziti si përgjegjës i kulturës për punën e palodhur dhe me përkushtim në çdo detaj për organizimin e aktiviteteve.
 
Nuk dua të lë pa falënderuar dhe stafin e Galerisë së Artit e në veçanti artistin, kolegun dhe drejtorin e Galerisë z. Skënder Bedriu i cili gjithmonë ka qenë i hapur për bashkëpunim edhe inkurajues në çdo iniciativë tonën, të gjitha këshillat dhe sugjerimet tuaja na kanë vlejtur si frymëzim për tu përmirësuar edhe më tepër në këtë rrugëtim artistik sa të bukur po aq edhe të vështirë. – kështu ka përfunduar fjalën e tij z. Rakipllari në aktiviteti i organizuar enkas për prezantimin e arritjeve të punës nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport ku në fund të aktivitetit nuk munguan edhe vlersimet për  projektet më të suksesshme.
Vlen të theksojmë se Qendra Kulturore ASA është një nga organizatat rinore më aktive në mbarë trevat tona Shqipfolëse, duke mbështetur e inkurajuar të gjithë krijuesit e rinj, prezentë me aktivitetet e saj jo vetëm në Tiranë dhe Ferizaj, por dhe në Prishtinë, Shkup, Plavë e Guci, Preshevë e Bujanovc.
ASA aktualisht si anëtarë të saj ka krijues nga mbi 60 vende të botës.
Mund të themi se padyshim viti 2017-të për Qendrën Kulturore ASA dhe anëtarët e saj ka qenë një vit tejet i suksesshëm.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img