29,03,2024

Qalaj kërkon që AKI’ja ta verifikojë të kaluarën e policëve

Must Read

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se rasti i policit nga Drenasi dëmton imazhin e Policisë

Rasti i policit nga Drenasi i cili që po dyshohet se abuzoj seksualisht me një 16 vjeçare ka tronditur opinionin.

I tronditur është edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, pasi rasti i Drenasit e ka dëmtuar imazhin institucionit të sigurisë që e drejton.

Qalaj kërkon që ky rast të zbardhet sa më shpejt që të jetë e mundur nga institucionet përkatëse.

“Ne si zyrtar policor jemi mjaft të shqetësuar me këto dyshime, sepse ne jemi ata të cilët duhet të mbrojmë jetën e qytetarëve dhe polici duhet të konsiderohet si vija e parë e mbrojtës për të gjithë, e veçanërisht për viktimat e rasteve të ndryshme. Zyrtari ynë policor unë nuk e njoh, por këto dyshime kanë dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës, normalisht kanë dëmtuar edhe të miturën apo vajzën që është e niveluar në këtë rast”

I pari i Policisë ka kërkuar nga inspektorati i Policisë dhe Prokuroria që të hetojnë në detaje rastin e policit nga Drenasi, derisa kërkon angazhim më të madh edhe nga eprorët e tij, për ti identifikuar policët që e keqpërdorin uniformën.

“Po ashtu kam kërkuar nga të gjithë eprorët që të rrisin mbikëqyrjen dhe inspektimin tek zyrtarët policorë kudo në Kosovë sidomos nga aspekti i veprimtarive në kundërshtim me ligjin dhe që janë në kundërshtim me etikën policore si po veprojnë policët tanë”.

E për ta bërë një gjë të tillë kreu i Policisë po kërkon edhe mbështetjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës

“Unë me stafin tim kemi diskutuar që për mundësinë që AKI-së të bëjë verifikimin e sigurisë për të gjithë personalin në Policinë e Kosovës edhe te stafi i uniformuar edhe civil që të kemi një polici me një integritet sa më të lartë”.

Qalaj theksoi se shumë shpejt do t’i bëjnë publike edhe numrin e policëve që janë duke punuar e që ndaj tyre janë ngritur aktakuza, deri sa ka siguruar që ndaj tyre do të ndermirën masa.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/qalaj-kerkon-qe-aki-ja-ta-verifikoje-te-kaluaren-e-policeve-624400/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img