03,07,2025

Vlora Çitaku ‘heshtë’ Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova nuk negocion për shtetësinë dhe pavarësinë e saj

Must Read

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nisur sonte seancën e rregullt në Nju Jork mbi raportin e punës së UNMIK-ut për periudhën 16 tetor 2018 deri më 15 janar 2019, të cilin e prezantoi shefi i këtij misioni, Zahir Tanin.

Në këtë seancë ka folur edhe Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA.

Ajo është shprehur e nderuar të jetë në dhomën e Kombeve të Bashkuara për shkak të respektit dhe vlerësimit që ka për të.

Pjesa e parë e fjalimit të Vlora Çitakut: 

“Kosova nuk është një temë e re për këtë dhomë. Për shumë njerëz në botë ishte lufta e viteve të 90-ta, ajo që e solli Kosovën në vëmendjen tuaj, por lufta nuk ishte përvojë e izoluar për popullin tim”, tha Çitaku.

“Gjithësesi, vitet e gjata të shtypjes, shfrytëzimit, vitet kur neve na është mohuar e drejta jonë elementare. Nuk kemi pasur të drejtë të lexojmë e shkruajmë në shkolla, e as të këndojmë në rrugë”.

“Vitet e heshtura nën zhurmën e armëve të Serbisë, vuajtje që përfunduan pikërisht kur pararendësit e juaj, të ulur këtu, para 20 viteve më dhanë zë mua dhe vendit tim”.

“Vendi ynë u ngrit nga pluhuri i luftës dhe ishte pikërisht ambasada e Kombeve të Bashkuara që na ndihmoi të rritemi, kjo dhomë ka ofruar udhëzime dhe ka ndërmjetësuar debate të shëndosha për të ardhmen dhe ndërtimin e Kosovës”.

“Zonja dhe zotërinj, me gjitha këto fakte dke i marrë parasysh, iu adresohem juve me korrektësi dhe nder. Dhe them, seriozisht pse jemi mbledhur këtu sot? Dhe atë, për herë të tretë brenda 4 muajsh dhe po flasim për Kosovën”.

“Është e pabesueshme që ky Këshill ka mbledhur sesione më shumë për Kosovën sesa Sirinë, Jemenin ose Venezuelën”.

“Kjo dhomë tashmë është shndërruar në një teatër, një vend ku Serbia i tregon prralla botës, madje të shpikura që as vet nuk iu besojnë”.

“Kjo dhomë po keqpërdoret për konsum të brendshëm. UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, madje as mandat për ta ushtuar rolin e saj”.

“Këto obsesione kanë humbur sensin. Kjo që po ndodh këtu tregon se Serbia nuk është e sinqertë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë”.

“11 vite më parë, mu këtë muaj, një Republikë e re lindi në Evropë dhe Kosova, as sot dhe as nesër, dhe as kurrë nuk do të negocioj shtetësinë e pavarësinë”.

“Ne jemi të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive si fqinj, si të barabartë, por mu këtu qëndron problemi. Serbia vazhdimisht kundërshton idenë që Kosova është e barabartë, prandaj edhe kërkojnë drama të panevojshme”.

“Ata kanë një refuzim tejet këmbëngulës për tna pranuar se jemi të barabartë, por fundja është problem i tyre. Unë nuk e kuptoj pse duhet të mbledhemi kaq shpesh dhe të diskutojmë për një univers paralel që ka krijuar Serbia dhe jeton vetëm në të”. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img