26,04,2024

Punëtorët e ‘’Pastërtisë’’ ankohen për mungesë të mjeteve të punës

Must Read

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave ‘’Pastërtia’’, ankohen se mungesa e mjeteve elementare për punë, po ua rrezikon shëndetin. Nga frika për ndëshkim, ata nuk pranuan të flasin para kamerës, mirëpo prapa saj, thanë se në të shumtën e rasteve nuk kanë as dorëza e aq më pak maska mbrojtëse. Madje sipas tyre, edhe ato pak dorëza që i posedojnë, janë të vjetruara. Punëtorët ankohen edhe për moskryerjen e obligimeve, që sipas tyre,  që kompania u ka atyre.

E zëdhënësi i kompanisë “Pastërtia”, Arbër Ibrahimi, tha se punëtorët i kanë të gjitha mjetet e punës, mirëpo nuk i përdorin ato.

“Ndoshta kushtet nuk janë optimale, mirëpo ato të nevojshmet i kanë të gjithë punëtorët qofshin në mjete, qofshin në veshje. Sa i përket veshjeve i kanë jelekët me shenja dalluese, logon e kompanisë, i kanë edhe rrobat për verë, për dimër, i kanë pelerinat kundër shiut, i kanë edhe maskat, por çështja është sa i shfrytëzojnë ata në terren, varet prej pozitës, vendit apo mënyrës së kryerjes së punëve, ndoshta ndonjëherë ato janë më tepër penguese sesa i ndihmojnë ata, këtu është arsyeja që ata mund të mos i përdorin nganjëherë, por në fakt i kanë të gjitha”,tha Ibrahimi, për Televizionin Tema.

Ibrahimi tha se ndodh shpesh që të shqiptohen edhe gjoba ndaj punëtorëve që nuk i përdorin shenjat identifikuese të kompanisë.

“Marrim masa ndaj punëtorëve, sidomos ndaj atyre që nuk i shfrytëzojnë shenjat dalluese, siç janë inkasantët që duhet t’i kenë gjithmonë me vete ID-të, duhet të kenë shenja identifikuese kur takohen me klientin, një punëtor që është i terrenit duhet të bartë  jelekun apo pallton me shenjë dalluese të kompanisë dhe kjo ndodh gjithherë dhe gjithkund”,tha Ibrahimi.

Kompania rajonale e mbeturinave “Pastërtia” merret me pastrimin e qytetit, menaxhimin e mbeturinave dhe menaxhimin e deponive të egra, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img